Me datën 26 tetor do të mbahet seanca gjyqësore e radhës për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaji Marigona Osmani.
Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, të akuzuar janë ish i dashuri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.
Për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi, i cila tha se seanca do të mbahet me 26 tetor nga ora 10:00.
“Po seanca do të mbahet me datën 26.10 nga ora 10:00”, tha Rexhepi.
Në korrik të këtij viti Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu kanë dalë para gjykatës, ku Krivaqa u pa i veshur me jelek antiplumb.
I akuzuari Dardan Krivaça e ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kur është pyetur nga gjykatësi lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për vrasje të rëndë dhe dhunim ndaj 18 vjeçarës Marigona Osmani e cila u vra mizorisht gushin e vitit të kaluar.
“Nuk jam në gjendje të flas” – kishte thënë Krivaqa.
Kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
“Ndihem i pafajshëm, nuk i pranoj veprat penale që më ngarkohen”, tha Sejdiu në fjalën e tij.