Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se është bërë përzgjedhja e trajnerëve të Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja.
Trajneri i Kosovës U20 do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, ndërsa ndihmësi i tij do të jetë Dion Pllana, raporton lajmi.net.
Ndërkaq, te femrat e Kosovës U20 trajnere do të jetë ish-basketbollistja Shemsije Stublla, së bashku me ndihmësin Qëndrim Demi.
Te Kosova U18, në konkurrencën e meshkujve përzgjedhës do të jetë Brahim Veseli, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.
Te femrat U18 të Kosovës trajner do të jetë Furkan Saglik, kurse ndihmësit e tij do të jenë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.
Ibrahim Karabegu do të jetë trajner i Kosovës U16 te meshkujt, së bashku me ndihmësit e tij, Driton Obertinca dhe Elbasar Gështenja