Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, njoftoi një paketë të mbrojtjes ajrore prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës së tij të parë në Kiev.
Gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Sunak konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike kombëtare nga një breshëri e fortë e sulmeve ruse, sipas një njoftimi për shtyp të Downing Street.
Paketa e ndihmës mbrojtëse prej 50 milionë funtesh përfshin 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësi të luftës elektronike kundër dromëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë vizitës së tij të papritur në kryeqytetin ukrainas, Sunak vendosi lule në një memorial për të vdekurit e luftës në Ukrainë dhe ndezi një qiri në një memorial për viktimat e urisë në Holodomor të viteve 1930.