Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, është ballafaquar me numër të shtuar të rasteve që kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për sëmundje të ndryshme.
Bazuar në raportin zyrtar të kësaj klinike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, kanë qenë të shtrirë për trajtim 3,456 fëmijë nga sëmundje të ndryshme, me gjithsej 24 833 ditë shërimi.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 9 627 vizita ambulantore, shumë shërbime të tjera diagnostike dhe konsultime profesionale mjekësore. /Telegrafi/