Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Përmes një shkrimi në Twitter, Borrell ka njoftuar se kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.
“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, zhvillimet në Amerikën Latine, PEPP, Etiopi, Sahel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Borrell.