Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, është deklaruar për takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq.
Borell përmes një postimi në Twitter e ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet me 18 gusht në Bruksel, shkruan lajmi.net.
Në postimin e tij përfaqësuesi i special i BE-së ka shtuar se ky takim do të bëhet për të diskutuar për rrugën përpara mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë po ftoj presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Borell.
I am inviting President of Serbia Vucic @predsenikrs and Prime Minister of Kosovo Kurti @albinkurti on 18 August to Brussels, to discuss the way forward between Pristina and Belgrade.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 6, 2022
Duhet shtuar se kjo ftesë e Borell për takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, po bëhet pas tensioneve që ndodhën në veri të Kosovës pak ditë më parë si shkak i kundërshtimit që serbët i bënë dy vendimeve të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targa dhe dokumentet shtesë për qytetarët serbë.