Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot mori pjesë në manifestimin përkujtimor “Bllaca 99”. Haradinaj tha se “Bllaca 99” na ruan kujtimet e gjithë shqiptarëve me shpresën që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë asnjë popull.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo është një nga monumentet e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri.
“”Bllaca 99″ na ruan kujtimet e gjithë shqiptarëve me shpresën që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë asnjë popull. Kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja. Kjo është një nga monumentet e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri. Liria e Kosovës ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet. Falënderim përjetë për gjithë shqiptarët që hapen dyert për motrat dhe vëllezërit e tyre, që ofruan bukën, strehën por edhe shpresën! Falënderues përjetë botës së qytetëruar, udhëheqësve të asaj kohe; Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.