Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, më saktësisht me takimin që pritet të mbahet të shtunën në Ohër, shkruan Reporteri.net.
Pjesë e diskutimit ishte edhe anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Diskutim i rëndësishëm sot me @EU_EEAS Përfaqësuesin e Lartë @JosepBorrellF. Diskutuam Dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen tonë të unifikuar dhe të palëkundur për Ukrainën”, shkruan Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken.