Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në profilin e tij në Twitter për takimin që ka pasur mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani.
Blinken në postimin e tij ka thënë se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.
Ashti si në takim, Blinken ka ka thënë se SHBA vlerëson mikpritjen për afganët dhe mbështetjen për Ukrainën.
Postimi i tij i plotë:
U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.