Vetëm gjatë 20 muajve të fundit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka mbyllur hiç më pak se 11,435 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i BKS-së e deri më tash.
Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, gjatë prezantimit të punës 20 mujore para gazetareve ka thënë se falë punë dhe angazhimit të madh kanë arritur këto rezultate.
Mazreku më tutje ka thënë se këto rezultate gjatë javës së kaluar i ka prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtare të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
“Më 30 shtator të vitit 2020 kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, deri sa aktive për momentin janë 2,716 lëndë” ka thënë drejtori Mazreku gjatë prezantimit të punës para gazetarëve.
Sipas tij, nga numri i lëndëve prej 1591 që ka gjetur ai kur ka nisur punën në BKS aktualisht të pa mbyllura për arsye të ndryshme kanë mbetur 840, deri sa pjesa e tjetër prej 1245 i përkasin kohës shtator 2020 deri më tash.
Ai më tutje ka treguar se për herë të parë në BKS lendet trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde kohore.
Drejtori Mazreku më tutje ka bërë të ditur se një pjesë e lëndëve që janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që sipas tij nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje.
“Apeloj të avokatet, por edhe të qytetaret që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lendet dhe t’i marrin mjetet menjëherë” ka thënë më tutje drejtori Mazreku.
Po ashtu, edhe auditori i brendshëm i BKS-së Kushtrim Morina ka thënë në prezantim para gazetareve se nga themelimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit e deri më tash sivjet është hera e parë që raporti i auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim.