Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.
Ky delegacion kryesohet nga ministrja e Finlandes për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Ata do të kenë takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislim.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 08:45 është bërë e ditur në njoftim.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, .Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftim.