Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas miratimit të këtij vendimi ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i cili ka bërë të ditur se nesër do të udhëtoj për në Strasburg.
“Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. Votimi i fundit, final mbi liberalizimin e vizave, kaloi pozitivisht nga Parlamenti Evropian. Ditën e nesërme, do të udhëtoj drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të këtij vendimi. Pritjet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet”, ka thënë Bislimi.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.