Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka filluar raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane.
Ai ka përmendur disa fusha që Kosova ka avancuar e që kanë të bëjnë me “Marrëveshjen e Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III).
Ai ka folur edhe për Kuvendin e Kosovës, duke thënë se pasur arritje.
Sipas tij Kosova gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje ekonomike, kurse si arritje sipas tij është edhe hapja e terminalive doganore që janë në pronësi publike dhe heqja e homologimit për vetura.
“Pas pandemisë kemi kthyer stabilitetin ekonomik, kemi pasur 10.5 % rritje ekonomike për vitin 2021”, tha ai. Bislimi tha Kosova ka avancuar sipas kërkesës së MSA-së.
Edhe për portalin e E-kosova, ai vlerësoi se ka pasur arritje me këtë, duke u mundësuar qytetarëve qasje online në shumë shërbime.