Ish-deputeti i Kosovës nga radhët e Nisnës Socialademokrate, Bilall Sherifi, këshillon opozitën që të mos i kërkojë kryeministrit Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për largimin e targave ilegale. Këtë ‘këshillë’ e jep me një arsye.
Sherifi ka shkruar sot se, nëse opozita përfshihet në cështjen e targave, atëherë, sipas tij, Kryeministri do t’i akuzojë në rast të ndonjë dështimi.
Shkrimi i plotë:
Këshillë për opozitën, OJQ-të dhe mediet:
Mos kërkoni nga kryeministri Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat! Sepse, si popullist i regjur që është, nëse nuk do të mund të jetësojë këtë vendim, do ta fajësojë opozitën, duke e akuzuar atë për sabotim të këtij vendimi!
Madje, nuk është larg mendsh që të akuzojë opozitën dhe gjithë të tjerët për marrje anën e Vuqiçit. Prandaj, sido që të vendosë le të jetë vendim i tij. Mos i jepni mundësi të hedh përgjegjësinë për dështimin e tij te opozita dhe të gjithë të tjerët!