Bashkësia Islame e Kosovës sot ka organizuar aksion për mbledhjen e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
BIK ka bërë me dije se ky aksion është organizuar pas faljes së namazit të xhumasë.
“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, u organizua aksioni për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet që goditën ditëve të fundit disa zona të Turqisë dhe të Sirisë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.
Kjo bashkësi fetare ka treguar se qytetarët e kanë mirëpritur këtë aksion.
“Besimtarët tanë thanë se iniciativa e Bashkësisë Islame të Kosovës shumë tejet e qëlluar, pasi që edhe ne në vendin tonë e kemi përjetuar mjaft rëndë ngjarjen që ju ka ndodhur atyre. Ata thanë se do të ndihmojnë me aq sa munden, teksa lusnin Zotin që kjo situatë të kalohet sa më lehtë dhe që sa më parë t’i kthehen jetës normale”, është thënë në njoftimin e BIK.