Eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber është shprehur shumë i zhgënjyer me Samitin e djeshëm të BE-së ku edhe më tej nuk pati diçka konkrete për heqjen e vizave për Kosovën.
Ai ka përmendur edhe mos-përparimet tjera dhe injorimin që BE po bën karshi hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, statusin e kandidatit për Bosnjën e demokracinë në Serbi, shkruan lajmi.net.
Sipas Bieber, kjo nuk është forma e duhur që t’i bëhet e ditur Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane.
“Jo hapje negociatash me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Jo liberalizim vizash për Kosovën. Jo status kandidati për Bosnjën. Jo demokraci për Serbinë. Jo progres me Malin e Zi. Kjo nuk është mënyra që t’i tregohet Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane”, ka shkruar Bieber.
No accession talks with 🇲🇰🇦🇱
No visa liberalisation for 🇽🇰
No candidate status for 🇧🇦
No democracy in 🇷🇸
No progress with 🇲🇪This is NOT the way to show 🇺🇦🇲🇩 that they have an 🇪🇺 future.
— Florian Bieber (@fbieber) June 23, 2022