Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 188 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Në krahasim me muajin korrik dhe fillimin e gushtit, ditët e fundit është shënuar rënie e numrit të të infektuarve.
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërkaq janë shëruar 483 persona.
Të vaksinuar brenda kësaj periudhe raportuese janë 45.