Lena Berisha, tashmë është emër i njohur edhe përtej kufive shqiptar.
Kjo pasi stilistja kosovare, ka krijuar veshje për shumë yje të famshme ndërkombëtarisht, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Cardi B, Bebe Rexha, e shumë personazhe të tjera.
Por, së fundi, stilistja ka mahnitur të gjithë pasi ajo ka krijuar veshje edhe për yllin e muzikës pop, Beyonce.
Beyonce, ka shkëlqyer nën krijimin e Lena Berishës për videon e saj për Tiffany & CO.