Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar skandaloz vendimin e Qeverisë Kurti për kthim të pagave në sistemin e drejtësisë, sikur para rritjes që ishte bërë nga Qeveria Haradinaj më 2017.
Përmes një statusi në Facebook, Musliu ka thënë se një gjë e tillë e shkatërron sistemin e drejtësisë.
“Është vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!”, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë:
Vendimi i fundit i Qeverise Kurti eshte vendim skandaloz qe e shkaterron sistemin e drejtesise – edhe ashtu te lodhte, eshte vendim qe e shkaterron sigurine juridike, eshte vendim qe perfundimisht e legalizon korrupsionin ne sistemin e drejtesise. Eh tash kredite e nje pjese te gjykatesve dhe prokurorve paramendone qysh kane mu pagu?! Tmerr!