Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të mazhorancës në Kuvend që të votojnë nesër në lexim të parë Ligjin për Trustin.
Tahiri ka shkruar se me miratimin e Trustit, do të zbuste vështirësitë e njerëzve në këtë kohë krize.
Postimi i tij i plotë:
Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale. Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.