Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit ka deklaruar se pret që të ketë reflektim nga Qeveria dhe deputetët e shumicës sa i përket çështjes së Trustit.
Ai ka deklaruar se Projektligji për Pagën Minimale po ka për qëllim vetëm krijimin e një tollovie, duke sjell veteranët në protestë para Kuvendit, shkruan lajmi.net.
“Pse duhet një kërkese të opozitës t’i thuhet blanko jo? Ju lutem, po ju kërkojmë vetëm që të diskutohet kjo çështje. Mani, mani se nuk bën kështu. Nëse dëshironi debat përmbajtësor, hajde ulemi edhe diskutojmë. Ju po thoni se po e rrisim pagën minimale, nuk ka në Kosovë rrogë nën 250 euro”, ka thënë Tahiri.
Në fund, Tahiri ka thënë se nëse deputetët e shumicës dëshirojnë të vazhdojnë kështu “atëherë ju me të juajën, ne me tonën”.