Në takimin e sotëm në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, është arritur marrëveshja për energjinë.
Pas kësaj, zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh shef i delegacionit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se sapo është miratuar Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.
Kryenegociatori Bislimi tha se kjo marrëveshje do të mundësojë faturimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.
Postimi i plotë:
Arrihet marrëveshja për implementimin e udhërrëfyesit të marrëveshjeve mbi energjinë të 2013 dhe 2015. Kjo marrëveshja do të mundësojë faturimin e energjisë në 4 komunat në veri të Kosovës, nën ligjet dhe sistemin rregullator të Kosovës.