Kryeministri i Kosovës sot në mbledhjen e kuvendit prezantoi Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Sigurisë për periudhën 2022-2027 e kanë parë si të dobët.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se dokumenti për Strategjinë e Sigurisë ka mangësi dhe ngjason me politikat e Serbisë., që nuk e konsideron rrezik për vete luftën në Ukrainë.
“Nëse i referohemi dokumentit të SHBA-ve që e shpallte si rrezik shtetëror invadimin ushtarak rus në Ukrainë, dokumentin që e keni sjellë ju në formatin e strategjisë për siguri nacionale, këtë rrezik potencial për njerëzimin e injoron e ky dokument me këtë mangësi ma shumë ngjason me politikat e sigurisë me shtetin në veri atje fqinj, që fare nuk e konsideron sanksionon as nuk e konsideron rrezik për vetën luftën në Ukrainë”, tha deputeti Hisen Berisha.