Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ia ka dhënë meritat Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentit Ibrahim Rugova, për të arriturat e Kosovës prej lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të shtetit.
Berisha tha se LDK që nga themelimi i saj ka qenë urë e popullit të Kosovës me botën perëndimore.
“LDK me Rugovën por edhe pas tij është më meritorja për të gjitha të arriturat prej lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të shtetit të Kosovës, e të gjitha këto rezultat i miqësisë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA dhe BE-në”, ka thënë ai.
Berisha tha se LDK dhe Kosova nuk kanë alternativë tjetër përveç bashkëpunimit aktiv me ShBA-në dhe BE-në.
Postimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës me dr. Rugovën në krye, që nga themelimi ka qenë urë e popullit të Kosovës, rrjedhimisht shqiptarëve, me botën perendimore.
LDK me Rugovën por edhe pas tij është më meritorja për të gjitha të arriturat prej lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të shtetit të Kosovës, e të gjitha këto rezultat i miqësisë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA dhe BE-në.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e as Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse vazhdimit të kësaj tradite, bashkëpunimit aktiv me SHBA dhe BE-në, duke mos lënë asnjë hapësirë paqartësie, e aq më pak roli inferior në zhvillimet aktuale politike e diplomatike që do të jenë jetike për të ardhmen e vendit.