Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit po e falimenton Kosovën me mos marrjen e masave karshi krizës ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Berisha u shpreh se kriza ekonomike nuk ka një fajtor të vetëm dhe si i tillë propozimi i Trustit e zbutë atë.
“Sot dëgjuam këtu shprehje vetëdemantuese për rritje ekonomike, që deri dje kemi dëgjuar që është dyshifrore e sot doli një shifrore. Së pari duhet heqë vetë shkaktari i krizës, e ky shkaktar është vetë kjo qeveri. Kriza ekonomike nuk ka ardhur nga një fajtor i vetëm por nga një sërë faktorësh. Për ta zbutur krizës mendoj qe propozimi për trustin, i duhen shtuar edhe pesë masa të tjera të cilat i ndërmori Qeveria Hoti në pandemi”, tha ai.
“Ndodhemi në këtë situatë, trusti ka efekt e kjo për shkak të krizës, si huazim i qeverisë me kushtin e rimbursimit duhet të lejohet. Kjo Qeveri po e falimenton Kosovën”, ka thënë ai