Prej disa javësh përflitet se Megi Pojani ka nisur një lidhje me futbollistin, Endri Çekiçi. Ndonëse dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, fotot e shkrepura nga i njëjti vend hedhin dyshime të forta. Madje, është përfolur se janë me pushime së bashku në Afrikë.
Mirëpo, së fundmi, një koment që ka bërë Beniada Nishani, e cila është gjithashtu anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin, ka nxjerrë zbuluar këtë të fundit. Gjatë emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë.
Kur u pyet nga Edi Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.” Kur e kuptoi se sapo konfirmoi lidhjen, Beniada shtoi me humor se “do më rrahë Megi”.
Pjesa nga biseda:
Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?
Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.
Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!
Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.