Mesfushori Behar Maliqi ka njoftuar se nga sot është futbollist i lirë pasi është larguar nga Malisheva.
Maliqi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit Malisheva, pasi i ka skaduar kontrata një vjeçarë që kishte me klubin
Ai nuk ka bërë të ditur se a do të vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër apo do ta mendojë pensionimin nga futbolli aktiv.
Maliqi në të kaluarën ka veshur fanellën e FC Prishtinës, KF Feronikeli, KF Hysi (klub i shuar), duke fituar tituj të shumtë.