Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se janë krenar që janë pjesë e aleancës më të fuqishme dhe me të suksesshme në botë NATO-s.
Në shkrimin e bërë në profilin e tij në Facebook, Begaj ka theksuar se sot janë bërë 14 vjet që Shqipëria është anëtare e NATO-s.
“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë”, ka shtuar presidenti Begaj.
Ndryshe, paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO