Kupa e Kosovës në basketboll po sjell ndeshje mjaft interesante.
Mbrëmë Trepça e siguroi finalen pasi e mposhti bindshëm Sigal Prishtinën në ndeshjen e kthimit.
Ndërsa sonte do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”
Kjo përballje tjetër e “zjarrtë” do të luhet sonte në Prizren, ku do të përballen Bashkimi e Vëllaznimi.
Të dyja skuadrat e synojnë kualifikimin në finale. Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultat 80:71.
Prizrenasit e synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim për ta prekur finalen, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë disavantazh.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit do të luhet sonte duke filluar nga ora 18:30.
Faza e gjysmëfinales në Kupën e Kosovës luhet me sistem vajtje-ardhje.
Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të luhet më 12 shkurt në Prishtinë. /Gazeta Express