Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit ka nënshkruar marrëveshje me Faton Pecin, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të mërkurën – marrëveshje ka të bëjë me investimin në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.
“Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
349.800 Euro investim në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas
Fermerë të nderuar,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro.
Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë.
BR!