TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Barrikadë e re në veri të Mitrovicës, pamundësohet lëvizja e lirë edhe në qytet

27/12/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
EULEX: Situata në veri është e paqëndrueshme, kemi shtuar praninë në terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

​

 

Në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut është ngritur një barrikadë më 27 dhjetor. Barrikada është vendosur në afërsi të Shkollës Teknike.

Lagjja e Boshnjakëve është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh veriun e Mitrovicës me jugun.

Po ashtu, ka informacione që është ngritur edhe një barrikadë tjetër në vendin e njohur si “Dudin Kërsh” në Zveçan, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit, shkruan Rel.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në veri të Kosovës, duke thënë se synon të garantojë siguri për të gjithë qytetarët.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se “bandat kriminale që mbështeten nga Serbia” qëndrojnë pas barrikadave. Qeveria e Kosovës ka thënë se shteti ka kapacitete që t’i heqë barrikadat, por i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të heqë barrikadat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Tags: Barikadat
ShareTweetShare
Previous Post

KFOR-i për incidentin në Zubin Potok: Ndodhi nga persona të armatosur, jemi duke hetuar rastin

Next Post

Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë

Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë

Te fundit

Kastrati: Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin

Kastrati-Qeverisë: Injorancën e kishit monument, po pështyni në kategorinë më të vlefshme të shoqërisë

07/10/2022
Shenjat se keni presion të lartë të gjakut

Shenjat se keni presion të lartë të gjakut

09/11/2022
Ambasadori Hill: Serbia është në pozitë të zorshme

Hill reagon sërish: Mosmarrëveshja për targat nuk do t’i zgjidhë çështjet kryesore

01/11/2022
Shaqir Totaj ka pritur në takim kryetaren e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen të Gjermanisë

Shaqir Totaj ka pritur në takim kryetaren e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen të Gjermanisë

13/07/2022
Nis në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë

Nis në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë

28/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?