Barcelona dhe Juventusi kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Klubet e mëdha evropiane janë duke zhvilluar përgatitjet parasezonale në SHBA dhe dy nga to janë Barcelona dhe Juventusi që kanë luajtur së bashku një miqësore të mbyllur me barazim në Cotton Bowl të Dallasit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por me Barcelonën për një nuancë më të mirë, pasi ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të Juves.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 34-të me anë të Ousmane Dembele, i cili pas një veprimi të mirë individual shënoi për 1-0, ndërsa Moise Keane (39’) nga afërsia u përkujdes t’i barazojë shifrat në 1-1.