Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi, siç thotë, një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin, që aktualisht është mbi 12 për qind.
Ai thotë se masa e propozuar për të lejuar një raund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin.
“Kosova do të duhet t’i trajtojë me prioritet familjet e cenueshme. Duke marrë për bazë shpërndarjen e kursimeve të tanishme të Trustit [pensional] dhe duke pasur parasysh mbizotërimin e presioneve të inflacionit nga ana e ofertës, masa e propozuar për të lejuar një raund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin.
“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, thotë Record, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.