Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur sot konferencë për media, ku kanë folur për tatimin në pronë.
Në këtë Konferencë foli dpeutetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka thënë se vlerësimi i rritjes së bazës tatimore është papërgjegjësi është arrogancë nga kjo Qeveri.
Ajo ka thënë se LDK-ja ka disa kërkesa nga Ministria e Financave, ndër to edhe përcaktimi i ri i ligjit për tatim në pronë.
“LDK kërkon nga MF-ja që me vendim të veçantë të pezulloj aplikimin e vlerësimit të fundit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023 të llogaritën sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022. Gjithashtu Ministria e Financave të procedojë sa më parë ligjin e ri për tatim në pronë, ligj që është i gatshëm në Ministrinë e Financave, me ligj të ri mund të adresohen të gjitha nenet që sot janë pengesë për të reflektuat gjëndjen socio ekonomike, mund të ulet pragu i tanishëm. MF-ja përmes departamentit të tatimit në pronë në bashkëpunim me të gjitha komunat gjatë vitit 2023 të bëjë rishikimin e plotë të procesit të ri-vlerësimit të pronave, pas përcaktimit të zonave që marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe gastrave kadastrale”, ka thënë Bajrami.
Ajo tutje ka thënë se Qeveria duhet të ndajë logjikën e varfërimit të qytetarëve, vetëm për të ofruar pako të mbijetesës.