BA.5 është varianti më i ri i virusit COVID-19, që është i përafërt me Omicronin.
Omicron ishte një lloj më i butë, më pak i rrezikshëm, ndërsa variantet BA.4 dhe BA.5 janë në rrugën e tyre për t’u bërë variantet dominuese të COVID-19.
Të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) zbuluan se BA.5 po rritet 35.1 përqind më shpejt se Omicron BA.2, ndërsa BA.4 po rritet afërsisht 19.1 përqind më shpejt, shkruan The Sun.
Shefi i shëndetit i Australisë Perëndimore, Andrew Robertson tha se variantet e reja po infektojnë edhe njerëzit që e kanë kaluar njëherë virusin.
“Ajo që po shohim është një numër në rritje i njerëzve që janë infektuar me BA2 dhe ata janë njerëz që e kanë kaluar njëherë virusin. Pra, ndoshta gjashtë deri në tetë javë ata po zhvillojnë një infeksion të dytë dhe ky është pothuajse me siguri ose BA4 ose BA5,” tha ai.
Ndryshe, vetëm muajin e kaluar një studim në Imperial College në Londër konfirmoi se shumë njerëz nuk ishin më të imunizuar ndaj virusit.