Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës mund të padisin Dick Martyn për pretendimet e për tregtinë e jashtëligjshme të organeve të njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri.
Kështu ka thënë avokati Skënder Musa.
“Sa i përket padisë civile tashmë veç kushtet ekzistojnë për të paditur Dick Martyn për dëmshpërblim dhe këtë mund ta bëjnë ish-krerët UÇK-së dhe shoqatat e veteranëve sepse në bazë të aktakuzës së ngritur është vërtetuar qartë se raporti i tij ka qenë i rrejshëm dhe një kallëzim i rrejshëm që ka mashtruar dhe ka manipuluar opinionin evropian”, tha ai.
Sipas tij, dëmshpërblimet për këtë do të ishin milionëshe.“Është një dëm shumë i madh që i ka shkaktuar Kosovën në aspektin moral, por edhe ish-liderëve të UÇK-së… Në vendet perëndimore për këso dëmesh flitet për shumë milionëshe. Por në këtë rast dëmi është i konsiderueshëm dhe i lartë që i ka shkaktuar Kosovës. Dëmin duhet ta llogarisin ekspertët ndërkombëtar”, theksoi Musa, në Tëvë1.
Raporti i vitit 2010 i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe të njerëzve kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.