Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II, ka bërë një përmbledhje të punëve që do të duhej të bëheshin, dhe çka në fakt ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.
POSTIMI I PLOTË:
Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:
- lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,
- të numëroheshin çerdhet e ndërtuara,
- të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,
- të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,
- të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,
- të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,
- të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.
JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:
- numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,
- probleme në veri,
- kaos në energjetikë,
- mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,
- valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,
- ulje e pagave reale,
- mungesë e investimeve kapitale,
- rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,
- kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,
- futja e dialogut në udhë pa krye,
- acarimi i marrëdhënieve me miqtë,
- protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit.