Ish -Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur këshilltarit të Kryeministrit Kurt, i cili e akuzoi se po merr urdhëra nga ish emisari special amerikan Richard Grenell dhe se e ka demantuar ambasadorin Hovenier kur tha se Kurti nuk u koordinua me ndërkombëtarët për vendimet e Qeverisë për reciprocitet me Serbinë.
Hoti ka reaguar ashpër duke ia përmendur Ferajt kohën e diktatorit Hoxha dhe duke e quajtur rob në mendje e në shpirt.
“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt. Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik” ka shkruar Hoti.