Shumë shpejt, deputetët, stafi politik dhe administrata e Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime të sigurimit shëndetësor jashtë vendit.
Ky projekt i ri, i cili është shpallur nga E-prokurimi, synon të ofrojë mundësi për përfitime të shërbimeve mjekësore jashtë kufijve të Kosovës për ata që janë pjesë e kuvendit dhe administratës së tij, shkruan IndeksOnline.
Kontrata, e cila do të realizohet nëpërmjet një procesi të detajuar të prokurimit, do të përcaktojë shërbimet që ofrohen, si edhe sasinë e shërbimeve të realizuara, që do të varet nga kërkesat dhe nevojat e Autoritetit Kontraktues (AK).
Sipas njoftimit të E-prokurimit, shërbimet mjekësore do të specifikohen në një listë të detajuar, ndërsa sasitë e shërbimeve do të përdoren vetëm në përputhje me nevojat dhe porositë që do të japë AK-ja.