Autoritete serbe kanë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu.
Lidhur me arsyet e kësaj ndalese ndaj tyre nuk janë dhënë ende detaje.
Ndryshe kryetari Hyseni dhe deputeti Aliu bashkë me drejtorin Salihu janë ndaluar rreth orës 14:00, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevës.