Një autoambulancë është aksidentuar sot në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Ne mesin e të lënduarve janë dy pacientë, të cilët po transportoheshin me autoambulancë për në spital.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Fushë Kosovë. Në aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë. Gjashtë persona janë lënduar, prej tyre dy janë pacientë, të cilët po transportoheshin për në spital”, deklaroi Elezaj.
Ai tha se rasti po hetohet dhe se me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera.