Fisnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë.
Dorëheqja e tij është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së sotme të asamblesë.
Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.
“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin”, tha Kupina.
Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .