Grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim–shpëtimit sot ka arritur në Stamboll.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar në Facebook fotografi të grupit të efektivëve.
Edhe dje në Turqi ka shkruar skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore nga shteti shqiptar.
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur të hënën Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 7 mijë e 726.