Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një lokal në Ferizaj ka hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.
Sipas njoftimit të Policisë, janë gjetur edhe disa dëshmi materiale, përfshirë pako me çipa që konvertohen në shumë parash dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz.
Policia e ka arrestuar pronarin e lokalit ndërkaq të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar për procedurë të rregullt.
“Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.