Një punonjës teknik i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, Malishevë është arrestuar dje, pasiqë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur, nxënëse të kësaj shkolle.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai ka informuar se njësitet relevante të policisë i janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari.
Ndryshe, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”.