Një grua është arrestuar dje në Lipjan pasi që dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
“Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Njoftimi i plotë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Lipjan 01.09.2022 – 15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka kryer veprën e lartcekur.
Lidhur me rastin, e dyshuara pas tretmanit mjekësor në repartin e psikiatrisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.