Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti ka tentuar ta dhunonte një vajzë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.