Një 19- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, mbrëmë në Prishtinë.
Këtë rast e ka konfirmuar Policia ku është theksuar se i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën grabitje, përcjell lajmi.net.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 28.10.2022. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – E.F . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Rasti në fjalë me vendim të prokurorit të shtetit është proceduar më tej.