Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 19-vjeçar, i dënuar me 1 vjet e gjashtë muaj për veprën “dhunimi”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se 19-vjeçari me inicialet A.V., është arrestuar në pikën kufitare në Glloboçicë.
“Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19-vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.