Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq është arrestuar një qytetar serb i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.
Gjatë kontrollit nga policia të njëjtit i është sekuestruar një pjesë e mallit pa dokumente përcjellëse.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb nën dyshimin se i njëjti me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës, ndërsa gjatë kontrollit në veturë i është gjetur një pjesë e mallit pa dokumente përcjellëse.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia bënë të ditur që me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa vetura me mall është dërguar në terminalin doganor.